Spa & Fitness

Fitness

Në Butrinti Hotel & SPA ne kemi parashikuar të gjitha kërkesat tuaja për një palestër perfekte. Ne kemi krijuar një qendër moderne fitnesi për t'ju ndihmuar të qëndroni në formë jashtë shtëpisë. Përshpejtoni rrahjet e zemrës dhe filloni ditën me energji. Tek ne ju pret një palestër moderne e pajisur plotësisht, e cila do të mbulojë të gjitha pritshmëritë për një stërvitje perfekte.

Zbuloni kufijtë e aftësive tuaja duke konkurruar me veten dhe përjetoni kënaqësinë e vërtetë të të qenit më të fortë, më elastik dhe atletik. Rifreskojeni jetën tuaj të përditshme dhe ndjeni frymën specifike të stërvitjes.


SPA- Jonë

Të gjithëve na duhet pak kohë për t'u çlodhur dhe rinovuar. Spa-ja jonë e bukur ofron një sërë trajtimesh luksoze për rigjallërim, terapi që do të rivendosin ekuilibrin midis trupit dhe shpirtit. Nga manikyrët tek masazhet, xhakuzi dhe aromaterapia, ne ofrojmë një sërë trajtimesh të fytyrës dhe trupit që i përshtaten më së miri nevojave tuaja personale.

Terapistë të trajnuar do të adresojnë nevojat tuaja individuale, duke ushqyer trupin dhe mendjen tuaj nëpërmjet një sërë trajtimesh dhe masazhesh të dallueshme.Hotel Butrinti & Spa ka gjithçka që ju nevojitet për të siguruar që pushimet tuaja të jenë të paharrueshme dhe magjike.