Hotel Butrinti & Spa Ky Hotel luksoz ështe i pozicionuar në Qendër të Sarandës . Hoteli me 5 yje ndodhet vetëm disa metra larg vijës bregdetare të detit Jon.
Hoteli ka ne vetvete 87 dhoma luksoze, duke perfshire 54 Dhoma Deluxe standarte, 9 Suita Superiore, 6 Suita Deluxe dhe 18 Suita Junior Kushdo mund të mbërrijë në Hotel shumë lehtë duke fluturuar për në Aeroportin Ndërkombetar të Tiranës ose duke udhëtuar me traget nga Ishulli i Korfuzit për Sarandë. Të gjitha dhomat dhe suitat në Hotel Butrinti janë të dekoruara në stilin modern me një elegancë te vecantë.
Relaksohuni në SPA tonë me shërbim të plotë, ku mund të shijoni masazhe, trajtime trupi dhe trajtime të fytyrës. Ju mund të përfitoni nga lehtësitë rekreative si një klub shëndetësor, një pishinë të hapur dhe një sauna. Ky hotel gjithashtu ofron parkim falas, akses në internet pa tel, shërbime portiere dhe park lojërash për fëmijë.
Dhoma
Stafi
Klientë
Shijoni një vakt në një nga restorantet e hotelit, të cilat përfshijnë një restorant, një zonë tarrace me pamje nga deti dhe piceri. Relaksohuni me një pije freskuese dhe kokteje nga një Bar pranë pishinës ose Lobby Bar. Mëngjeset kontinentale janë në dispozicion çdo ditë falas.
Restoranti Na kontaktoni